Shenjat e para, infektimi dhe lufta për të fituar betejën me Covid, pacientja: Nuk u mposhta

schedule17:07 - 24 Janar, 2021

schedule 17:07 - 24 Janar, 2021

Situata e Covid-19 vijon të mbetet shqetësuese. Në 24 orët e fundit siç raportoi edhe Ministria e Shëndetësisë 5 pacientë humbën jetën.

Po fatmirësisht është raportuar edhe një numër në rritje i personave që fitojnë betejën me këtë virus.

I tillë është edhe rasti i një pacienteje, e cila tregon betejën me koronavirusin.

Që nga shenjat e para, frika dhe ndjekja hap pas hapi për të mbijetuar në luftën me Covid-19, “luftë” të cilën fatmirësisht Natasha e fitoi.

“Unë jam një pacientë që e kam kaluar Covid. Shenjat e para ishin dhimbje fyti dhe kollë, temperaturën e kisha 37 e gjysmë.  Iu drejtova mjekes së familjes, më pas bëra tamponin dhe rezultova pozitiv. Më pas kontaktova mjeken e familjes e cila më rekomandoi ilaçet. Fillova të mjekohesha dhe kisha kontakte të shpeshta me doktoreshën e cila u soll në mënyrë shumë njerëzore. Për mua mjeku i familjes ka qenë shumë i rëndësishëm, më ka shpëtuar jetën. Kjo sëmundje nuk më mposhti , por më inkurajoi. I thoja vetës forca, i jepja kurajo dhe shpëtova”, tregon ajo.

Video-mesazhin e ka ndarë në rrjetin social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

/abcnews.al/