Shefi i stafit të Trump: SHBA nuk ka objektiv kontrollin e pandemisë, virusi përhapet si gripi

schedule13:04 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:04 - 26 Tetor, 2020

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë ka pranuar se SHBA “nuk mund ta kontrollojë dot pandeminë”.

Mark Midous tha se Covid-19 mund të mposhtet vetëm nga vaksina dhe ilaçet. Komentet e tij vijnë ndërsa rastet e koronavirusit po rriten në SHBA, nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë po valvit “flamurin e bardhë të dorëzimit”. Ai shtoi se komentet e  Midous treguan se administrata Trump kishte “hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin amerikan”.

Në një intervistë me CNN, Midous tha se kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse “ai është një virus ngjitës ashtu si gripi”.

Rreth 225,000 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë,shifra më e lartë e çdo vendi./ abcnews.al