Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Të shtëna pranë një restoranti në Austin, disa persona të plagosur

schedule09:50 - 27 Prill, 2026

schedule 09:50 - 27 Prill, 2026

Një incident me të shtëna është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Austin, SHBA duke shkaktuar panik në zonë dhe reagim të menjëhershëm të autoriteteve.

Sipas raportimeve nga CBS Austin, të shtënat ndodhën pranë një restoranti të njohur, ku në momentin e ngjarjes kishte prani qytetarësh.

Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për t’u dhënë ndihmë të plagosurve.



I dyshuari për sulmin është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe aktualisht është në arrati.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e tij dhe po punon për të identifikuar rrethanat e plota të incidentit.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e saktë të të plagosurve, por bëhet e ditur se disa persona po marrin trajtim mjekësor në spitalet lokale.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!