Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA sulmon Iranin për herë të dytë brenda tre ditësh

schedule09:21 - 28 Maj, 2026

schedule 09:21 - 28 Maj, 2026

Ushtria amerikane ka kryer të enjten sulme të reja ndaj Iranit, duke synuar një bazë ushtarake në Bandar Abbas, një qytet strategjik portual. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) ka thënë se forcat e saj gjithashtu kanë rrëzuar katër dronë sulmues iranianë të cilët ishin në një drejtim “që përbënin kërcënim rreth Ngushticës së Hormuzit”.Vendi në Bandar Abbas u godit ndërsa Irani ishte gati të lëshonte një dron të pestë, sipas Centcom.

Mediat iraniane raportuan se shpërthime u dëgjuan në lindje të qytetit. Sulmet vijnë mes një armëpushimi të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit dhe negociatave të zgjatura për t’i dhënë fund luftës tremujore që ka bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit dhe ka rritur çmimet globale të energjisë.

Është hera e dytë brenda tri ditësh që SHBA-ja sulmin objektiva në Iran, duke thënë se sulmet u kryen në vetëmbrojtje. Armiqësitë e ripërtërira kërcënojnë armëpushimin.



Centcom i përshkroi veprimet e saj si “të matura, thjesht mbrojtëse dhe të destinuara për të ruajtur armëpushimin”.

Ajo ka konfirmuar një rund të mëparshëm sulmesh “vetëmbrojtëse” në Iranin jugor të hënën, në të cilat ata shënjestruan vendet e raketave iraniane dhe anijet që përpiqeshin të vendosnin mina në Ngushticë, ku mijëra anije cisternë komerciale janë bllokuar si rezultat i konfliktit.

Irani i ka dënuar sulmet si “një shkelje e rëndë e armëpushimit” dhe është zotuar se qeveria iraniane “nuk do të lërë asnjë akt armiqësie pa përgjigje”. E presidenti Donald Trump ka thënë të mërkurën në një takim të kabinetit të tij, se SHBA-të “nuk është e kënaqur” me negociatat që po zhvillohen me Iranin

SHBA-ja gjithashtu ka vendosur sanksione ndaj “Autoritetit të Ngushticës së Gjirit Persik” – organi iranian i ngarkuar me mbledhjen e pagesave nga anijet që udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Çdo anije që paguan autoritetin mund të “ekspozohet ndaj rrezikut të sanksioneve”, ka thënë

Departamenti i Thesarit i SHBA-së në një deklaratë. Një e pesta e gazit natyror të lëngshëm dhe naftës në botë kalon normalisht përmes kanalit të transportit detar, dhe mbyllja e tij ka ndikuar në tregtinë globale të karburantit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!