Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA regjistron mbi 1,400 viktima nga Covid-19 në 24 orë

schedule10:50 - 1 Gusht, 2020

schedule 10:50 - 1 Gusht, 2020

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara  kanë regjistruar 66,986 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në shtetin më të goditur nga pandemia ka kapur shifrën e 4.58 milionë personave, shkruan “The Guardian”.

Brenda 24 orëve  u regjistruan 1,453 viktima dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 153,882. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 27 maji, kur u regjistruan 1,484 viktima.

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar mbi 4.2 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë ndodhet Brazili.



Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!