Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 233,000 raste të reja me Covid-19 dhe 3,200 viktima në 24 orë. Kjo sipas të dhënave të mbledhura nga qendra e Universitetit Johns Hopkins për të enjten.
Ndërsa, në total numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 17,212,496 kurse gjithsej nga Covid-19 e kanë humbur jetën 310,782 persona.
Shifrat totale përfshijnë të dhëna nga të 50 shtetet, distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-ve si dhe rastet e riatdhesuara. s.b/abcnews.al/


