Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Putin po përpiqet të nënshtrojë Ukrainën

schedule08:29 - 17 Nëntor, 2022

schedule 08:29 - 17 Nëntor, 2022

Breshëria e më shumë se 90 raketave që u lëshuan mbi Ukrainën ishte “një taktikë e qëllimshme” dhe përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të nënshtruar Kievin, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në OKB, shkruan The Guardian.

“Kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur kurrë, nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën,” tha Linda Thomas-Greenfield.

Rusia duket se ka vendosur që nëse nuk mund ta pushtojë Ukrainën me forcë, do të përpiqet ta nënshtrojë”, tha ajo.

Nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për çështjet politike, Rosemary DiCarlo përsëriti se sulmet që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se “betejat e ashpra” po vazhdojnë në Donetsk lindor dhe Luhansk.

Ajo u tha anëtarëve të këshillit:

Lufta nuk i duket fundi… për sa kohë që ajo vazhdon, rreziqet e përhapjes së luftës mbeten shumë reale.”

Ambasadori i Polonisë në OKB Krzysztof Szczerski i tha gjithashtu këshillit “ata njerëz të pafajshëm nuk do të ishin vrarë nëse Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!