Shtete e bashkuara të Amerikës së fundmi kanë vendosur heqjen e kufizimeve për udhëtimet për të gjithë personat që janë vaksinuar plotësisht duke filluar nga nëntori.
Mediat bëjnë me dije se qeveria ka vendosur që të gjithë ata që vijnë në SHBA nga jashtë nuk do t’i nënshtrohen masave të veçanta dhe kjo lëvizje kërkon t’i mbajë familjet larg punëtorëve për periudha të gjata kohore dhe t’i lejojë punëtorët të punojnë pa pengesa në kompanitë me qendër në SHBA.
Udhëtarët e huaj do të duhet të dëshmojnë se kanë marrë të dy dozat e vaksinës para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.
“Transporti është një çështje kyçe për lidhjen e familjeve dhe miqve, për bizneset e vogla dhe të mëdha, për promovimin e ideve dhe kulturës,” ka thënë një zyrtar i shtëpisë së bardhë.
Qeveria Biden ka vendosur për më shumë se një vit masa kufizuese për udhëtarët nga disa vende evropiane, nga Irani dhe Kina. Udhëtarët e vaksinuar plotësisht gjithashtu do të duhet të kenë një test negativ të koronavirusit tre ditë para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Amerikanët e pavaksinuar që planifikojnë të udhëtojnë në vendin e tyre gjithashtu do të duhet të provojnë se kanë një test negativ.e.su./abcnews.al