Autoritetet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstradimin e një kolumbiani të arrestuar për llogari të prokuroisë së posaçme në nëntor të vitit të kaluar si të përfshirë në trafik kokaine, bëhet fjalë për kolumbianin Hiwelenn Ledezma Narvaez i njohur edhe me pseudonimin “Gafas” që rezulton i shpallur në kërkim në nëtor të vitit 2023 nga autoritetet amerikane si drejtues i një grupi kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai tentoi të trafikonte 1 ton kokainë nga Kolumbia drejt shtetit të Floridës, por u u zbulua për shkak se pjesë e grupit ishte enjë agjent i inflitruar i DEAS Amerikane. Në kërkesën për ekstradim që është dorëzuar në prokurorinë e përgjithshme, thuhet se kolumbiani Ledezma që u ndalua në Shqipëri si një nga personat që do të nxirrte kokainë nga lëkura e kafshëve në një laborator në fshatin Qerrekë në Fushë-Krujë, është i përfshirë edhe në trafikun e kokainës nga Kolumbia në Amerikë bashke me një shtetas shqiptar i quajtur Klodian Zaimi. Ky i fundit që është arrestuar në Kolumbi për tu ekstraduar më pas drejt Amerikës. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme do të refuzojë kërkesën për eskradim të Ledezës të paktën deri në përfundim të hetimeve që po zhvillohen në vendin tonë, ndërsa vendimi do të jepet nga gjykata penale e Tiranës./abcnews.al