FIER- Në pllajën e kodrës ku është ndërtuar qyteti antik i Apollonisë ndodhet një fermë e vogël bletësh ku prodhimi i mjaltit është i bollshëm dhe cilësor madje edhe në dimër
Bletërritës prej tre dekadash, Ferdinand Muskaj, tregon se çfare e ben të vecante mjaltin në këtë zonë
“Ketu quhet kodra e diellit sepse dielli është përgjatë gjithë ditës, të lashtet që ndërtuan apolloninë këtu ishin të mencur…për më tepër myzeqeja dihet që ka diel në 300 ditë të vitit… këtu ka bimësi të paprekur nga dora e njeriut .. bletër kullosin brënda dhe jashtë parkut. Ketu kemi këtë lëndinën me lule edhe pse është dimer, këtej kemi një sipërfaqje të madhe me borzilok të egër. Kjo bimësi në të cilën kullosin bletët e bëjnë mjaltin të vecante … kjo është zonë e mbrojtur, nuk ka as preparate asgje, bimësia është e egër”
Si një ekspert në fushën e tij, Ferdinand Muskaj nuk e fsheh admirimin për bletët. Pozicioni gjeografik i Apollonisë ofron jo vetëm diellin por edhe një mikroklimë të favorshme për bimësinë. Kjo e fundit duke qënë në lulëzim të vazhdueshëm, është si parajsa mbi tokë për bletët.
Ferma e bletëve të ferdinand muskajt është një destinacion shtesë për vizitorët e Parkut Arkeologjik.
“Turistët vijnë këtu dhe unë u jap mjaltë… falas. Nga një vazo të vogël. Që ta shijojnë dhe ta mbajnë mend vizitën këtu…”
Qarku i Fierit ka mbi 300 ferma bletësh. Klima me diell e bën këtë aktivitet fitimprurës por sfidat vijnë gjithashtu nga moti si thatësira dhe i nxehti i viteve të fundit
“Ka vështirësi në myzeqe se vitet e fundit moti ka qënë i vështirë, temperaturat kanë diferencë të madhe nata me ditën dhe kjo ndikon te bletët… shumë fermerë janë detyruar ti zhvendosin kosheret ne verë në vende më të freskëta”
Ferma e bletëve të Ferdinand Muskajt shtrihet në të njëjtën kodër ku ndodhet qyteti antik i Apollonisë.
Kodra e diellit siç quhet ndryshe, ofron kushte të favorshme për rritjen e bletëve ndërsa mjalti i tyre ka cilësi të lartë. bimësia në këtë zonë është e paprekur duke qënë se i gjithë territori përreth parkut arkeologjik është zonë e mbrojtur./abcnews.al