TIRANË- Pamjet që shihni më poshtë janë të makinave, të cilët u dogjën në garazhin e pallatit në kompleksin “Kika 1” në kryeqytet.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, ndërsa disa banorë u asfiksuan nga tymi, por pas mjekimit, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Sipas burimeve pranë QSUT, një 38-vjeçare ndodhet në shërbimin e toksikologjisë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e problemeve me frymemarrjen të shkaktuara nga tymi, jashtë rreziku për jetën.
Aktualisht ka prezencë tymi në disa banesa, dhe pas stabilizimit të situatës banorët do të kthehen në banesat e tyre./abcnews.al