Zjarri te ‘Komuna e Parisit”/ Katër banorë të asfiksuar nga tymi, por jashtë rrezikut

schedule20:15 - 25 Janar, 2025

schedule 20:15 - 25 Janar, 2025

TIRANË- Banorët e një pallati në Komunën e Parisit u alarmuan mbrëmjen e kësaj të shtune, pasi në garazhin e tij disa makina u kapluan nga zjarri.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, që jetonin aty.

Burimet nga vendngjarja i konfirmuan ABC News se janë asfiksuar lehtë 4 persona, por fatmirësisht, pas mjekimit, gjendja e tyre është e mirë. Mes të asfiksuarëve është nëna me dy djemtë e saj dhe një i moshuar.

Aktualisht ka prezencë tymi në disa banesa, dhe pas stabilizimit të situatës banorët do të kthehen në banesat e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!