SHBA-ja në flakë, ekspertët e shëndetit të frikësuar për atë që mund të ndodhë

schedule17:31 - 2 Qershor, 2020

schedule 17:31 - 2 Qershor, 2020

Ndërsa mijëra demonstrues vazhdojnë të protestojnë për vrasjen e George Floyd në SHBA, ekspertët e shëndetit janë të shqetësuar se një valë e dytë e infeksioneve COVID-19 mund të rikthehet nga tubimet masive.

Ndërsa ekziston rreziku më i ulët që virusi të përhapet në ambiente të hapura, veçanërisht në një turmë në lëvizje, shumë prej protestave të fundjavës ishin të dhunshëm, duke bërë që policia të përdorë gaz lotjsellës për t’i ndaluar.

Mirëpo, pirja e duhanit, gazit lotsjellës dhe speci shkaktojnë kollitje, dhe këto ndikojnë në transmetimin e virusit shpjegoi eksperti i shëndetit, Michael Osterholm.

Rreziku është edhe më i theksuar kur në më shumë se 5.600 demonstrues  janë arrestuar. Jo vetëm që burgjet janë të mbushura, por protestuesit u ulën në automjete në një distancë të ngushtë për një periudhë të gjatë kohe, gjë që rrit rrezikun për transmetimin e të virusit, shpjegoi më tej Osterholm.

Eksperti solli në vëmendje se një paradë ushtarake e vitit 1918 ndezi valën e dytë të infeksioneve të gripit spanjoll.

Ndërkaq, të hënën, kryetarët e bashkive dhe guvernatorët u kërkuan demonstruesve të qëndrojnë në shtëpi, dhe nëse dalin jashtë, të vendosin maskë dhe të mbajnë distancën sociale. /abcnews.al