“Shaip Kamberi nuk pranon unifikim”, Sadriu: Shqiptarët në Serbi marrin 6 deputetë nëse janë të mobilizuar

schedule16:34 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 16:34 - 9 Dhjetor, 2023

Kujtim Sadriu, nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Preshevë thotë se në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, që do të mbahen më 17 dhjetor, shqiptarët mund të marrin 6 deputetë, nëse forcat politike janë të mobilizuara.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Sadriu u shpreh se deputeti i vetëm aktual shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi nuk pranon unifikim të shqiptarëve.

“Garojnë dy lista të shqiptarëve. Kam thënë që zoti Shaip Kamberi është subjekti me destruktiv. Që nga viti 2012, nuk kanë toleruar unifikim të shqiptarëve. Kanë interesat e tyre famljare, partiake. Nëse Presheva ka mbetur vetëm në fatin e Kamberit, më mirë të mos ekzistojmë. Ka dalë i përçarë faktori politik shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mendoj se deputet do të jetë Shaip Kamberi. Ndoshta shqiptarët tani mund të fitojnë deri në 6 deputetë, me një organizim të mirë edhe të disaporës. Para 4 viteve ka ndryshuar ligji i votimit në Serbi. Ka qenë e nevojshme të merrje 5-17 mijë vota për një deputet, tani për pakicat është ndryshuar rregullorja.

Për deputetin e pakicës duhen 7500 vota. Nuk e di saktësisht, por në Preshevë ka 60 mijë banorë. Mund të shkonin deri në 6 deputetë, por nuk duan të kenë unifikim. Saktësisht nuk e di, por ka mbi 40 mijë në Presheve, në gjithë Luginën, është diku 120-130 mijë banorë kanë të drejtë vote, saktësisht nuk e di. Qytetarët nuk kanë ndonjë interes të madh për të votuar”, theksoi ai./abcnews.al