Sezoni i ri turistik/ Krasniqi: Kemi shtim të strukturave akomoduese. Dominojnë turistët nga Spanja e vendet skandinave

schedule14:20 - 23 Prill, 2025

schedule 14:20 - 23 Prill, 2025

Isa Krasniqi ekspert për turizmin, në një intervistë në “Money Report” në ABC News foli për turizmin në vend, rëndësia e këtij sektori si edhe sfidat me të cilat përballet.

Gjatë intervistës, ai nënvizoi se turizmi në Shqipëri ka ndryshuar shumë dhe se numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë është i lartë.

“Po të shohim sot Golemi, Vlorën, Sarandën, Velipojë janë të mbushur me njerëz që kanë zënë edhe vendet e tyre. Kanë shumë që kanë rezervuar për këtë sezon dhe po zgjedhin Shqipërinë si një destinacion që ofron të gjitha mundësitë dhe shërbimet. Shqipëria vitet e fundit ka ecur shumë me turizmin dhe ka krijuar një emër të mirë në Europë dhe në botë. Kapacitetet i kemi, kemi shumë resorte të reja që i kanë dhënë Shqipërisë, emër. Kemi mundësi, sidomos pjesa e jugut janë edhe më shumë të përfshirë në turizëm”, tha ai.

Gjithashtu komentoi edhe heqjen e vizave me Indonezinë duke thënë se janë turistë të strukturuar dhe udhëtojnë në grupe. Ai shtoi se pritet që të ketë edhe një fluks turistësh.

Më tej theksoi se ka edhe një shtim të linjave direkte me disa shtete. “Mendoj që do të dominojnë spanjollët dhe vendet skandinave. Do të kemi turistë të rinj nga ana e Indonezisë, Shqipëria do jetë destionacion i ri për to.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!