Setien e pranon: Fituam vetëm falë VAR-it, presionin tani e ka Reali

schedule10:57 - 8 Mars, 2020

schedule 10:57 - 8 Mars, 2020

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në ‘’Camp Nou’’, duke mposhtur me  rezultatin 1-0 Real Sociedadin. Katalanasit fituan falë një penalltie, e cila u kthye në gol nga kapiteni Leo Messi. Trajneri i Barçës, Quique Setien, shprehet i lumtur për fitoren si dhe e pranon se ekipi i tij fitoi falë VAR-it.

‘’E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Sociedad kishte fituar 6 takimet e fundit, ku një prej tyre dhe në ‘’Santiago Bernabeu’’. Kanë arritur në finalen e Kupës së Mbretit dhe nuk dorëzohen lehtë. Kanë disa lojtarë shumë të mirë. Ne sonte fituam vetëm falë VAR-it’’, deklaron Setien.

‘’U munduam të kontrollonim lojën, por nuk ishte e lehtë. Duhet të vazhdojmë të rritemi dhe të punojmë më shumë. Emocionalisht jemi mirë dhe kjo ka rëndësi për mua. Kaluam një ndeshje të vështirë. Tashmë presioni bie mbi Realin, i cili duhet të fitojë ndeshjen për të rifituar kreun e La Ligës’’, mbyll spanjolli. /abcnews.al