Vrasja e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ka nxitur gjuhën e urrejtjes ndëretnike në një qytet të Serbisë.
Lidhja Social Demokrate e Vojvodinës dënoi me forcë grafitet anti-shqiptare të shënuara në një ndërtesë private në Cërvenkë, në pronësi të një personi me kombësi shqiptare. Në grafite kishte përmbajtje kërcënuese. “Për gjakun e Oliver Ivanoviç. Janar 2018”, shkruante një mesazh.
Ndërsa në grafitin tjetër shkruhej: “Vdekje për Shqiptarët”. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug thekson se familja shqiptare është mërzitur dhe frikësuar nga mesazhet kërcënuese./abcnews.al