“S’e harroj kurrë debutimin me Realin, Mourinho më trembi. U qetësova falë Kaka”

schedule16:57 - 10 Janar, 2020

schedule 16:57 - 10 Janar, 2020

Casemiro i është rikthyer sërish debutimit me Real Madrid. Ishte 20 prilli i vitit 2013 dhe në stol ishte Jose Mourinho. Trajneri portugez e thirri në dhomën e tij mesfushorin brazilian, i cili u tremb shumë në fillim. Në një prononcim për revistën Libero, 27-vjeçari zbulon fjalët që i tha “Special One”. Edhe Kaka pati merita, pasi arriti ta qetësonte patriotin e tij me këshillat e dhëna.

Nuk e harroj kurrë kur Mourinho më thirri në dhomën e tij përpara ndeshjes kundër Betis. Po mendoja me vete se çfarë gabimi kisha bërë, ndërsa trajneri kishte vendosur të më aktivizonte si titullar. Ngjarja ndodhi në mëngjes. Mourinho e kishte zakon të shpallte formacionin përpara ngrënies së drekës. Unë isha i bindur që do të qëndroja në pankinë dhe isha i kënaqur edhe me 5 minuta aktivizim.

Të njoh mirë, sepse të kam studiuar shumë në kohën e San Paolos. Ke talent, por duhet të qëndrosh i qetë dhe të luftosh si kurrë më parë për çdo top‘, më tha Mourinho. Isha i hutuar , por më ndihmoi Kaka, i cili më tha që ta ndiqja atë dhe të përqendrohesha totalisht për të zhvilluar një ndeshje të mirë“, përfundon Casemiro. /abcnews.al

 

Casemiro dhe Jose Mourinho