San Marino mposht koronavirusin, raporton zero raste aktive

schedule14:06 - 1 Gusht, 2020

schedule 14:06 - 1 Gusht, 2020

San Marino ka mposhtur koronavirusin, duke raportuar zero raste aktive sipas  autoriteteve shëndetësore.

Pacienti i fundit, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të San Marinos, nuk ka pasur simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar plotësisht. Sipas informacioneve të fundit, San Marino më në fund ka mposhtur COVID-19 dhe  kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim.

Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet vendosi kufizime të rrepta, kjo mesa duket ndikoi në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit.  Gjithsej janë shënuar rreth 700 raste, 42 viktima dhe 658 të shëruar dhe së fundmi zero raste aktive./abcnews.al