Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “luan” edhe për europianin/ Fitorja me San Marino, ngjit kuqezinjtë në vazon e tretë të shortit

schedule12:36 - 8 Tetor, 2026

schedule 12:36 - 8 Tetor, 2026

Fitorja kundër San Marino nuk kishte shkëlqim, por tri pikët që i dhanë kombëtares edhe vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve mund të kenë një efekt pozitiv edhe në të ardhmen.

Nëse skuadra kuqezi arrin të ruajë kryesimin edhe pas ndeshjeve të nëntorit, ajo do të siguronte një rrugë më të shkurtër drejt kualifikimit në finalet e “Euro 2028”, duke luajtur në fazën e play off.

Jo vetëm kaq, pasi edhe në fazën normale kualifikuese do të rriste shanset e saj.



Kjo konfirmohet nga ndarja provizore e vazove për shortin e eliminatoreve të Kampionatit Europian, pas përfundimit të “xhiros” së parë të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Aktualisht, vendi i parë në grupin C1 të Ligës B, e vendos Shqipërinë në vazon e tretë. Në teori, kjo do të thotë se kuqezinjtë do të kenë një short më favorizues për kualifikueset e europianit të ardhshëm. Por për të ruajtur këtë status, skuadra e drejtuar nga Rolando Maran duhet të mbrojë vendin e parë në grupin e saj të Ligës së Kombeve, në sfidat direkte që ka në nëntor kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.

Sa I përket Kosovës, ajo pozicionohet përkohësisht në vazon e dytë për shortin e kampionatit të ardhshëm europian. Por ashtu si në rastin e Shqipërisë, asgjë nuk është e sigurtë, pasi “Dardanët” duhet të mbrojnë të paktën vendin e dytë në grupin B3 të Ligës së Kombeve. Si për kuqezinjtë, ashtu edhe për Kosovën vendimtare do të jenë dy sfidat e fundit, që janë në program në mesin e muajit nëntor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!