Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarje Historike! Von der Leyen dhe Michel: Mbështesim nga zemra rajonin

schedule16:46 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:46 - 6 Dhjetor, 2022

TIRANË – Kjo e martë ishte një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe rëndësinë e saj në rajon, por edhe më gjerë. Sot në kryeqytet u mbajt takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor duket se është kthyer në një çështje primare të bllokut, kjo për shkak të agresionit të Rusisë mbi Ukrainë dhe rritjes së tensioneve.

Në të njëjtën ditë që u mbajt takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita mbajti një protestë, e cila u shënua nga incidente. Ish-kryeministri Sali Berisha, u sulmua fizikisht nga një person i quajtur Gert Shehu, i cili u neutralizua nga badigardët e Berishës dhe u arrestua nga policia.

Në përfundim të samitit, kryeministri Edi Rama dhe krerët e BE, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel mbajtën një konferencë të përbashkët, në të cilën këta të fundit theksuan mbështetjen e bllokut për rajonin.

16:46- Kur Shqipëria do të jetë në BE? Michel: Tashmë i kemi zhbllokuar të gjitha bllokimet e vendosura me pa të drejtë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në përfundimit të Samitit BE-Ballkani perëndimor, se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres.

I pyetur nga gazetarja e Abc Esiona Konomi se kur Shqipëria do të jetë pjesë e BE,. Michel tha se jemi në rrugën e duhur, pasi tashmë janë zhbllokuar të gjitha bllokimet që ishin vendosur me pa të drejtë.

Unë nuk prita këtë mbledhje për të ardhur në Tiranë, kam ardhur si kryeministër belg, dhe kam shkëmbyer me kryeministrin Rama, para shpërthimit të luftës kam patur rastin të vij në Tiranë. Janë këto kuptime me Ramën dhe liderët e tjerë për të kuptuar që të përshpejtojmë procesin e Ballkanit perëndimor. Para disa muajsh ishim në Bruksel, ju e mbani mend konferencën e shtypit të Ramës, në Bruksel pati një reagim falë mbledhjes së Brukselit me vullnetin e plotë nga të dyja anët për të zhbllokuar atë që ishte bllokuar. Lista e krijuar nuk ishte një listë qëllimesh por listë projektesh, që janë frut i shkëmbimit që kemi patur me Ramën para fillimit të luftës, i cili më tha nuk duhet pritur fundi, por vendet tona të kuptojmë përfitimet ende pa mbaruar procesi. Kur flasim për Universitetet, çështjet e sigurisë, janë çështje jashtëzakonisht konkrete. Jemi të lumtur që jemi në Tiranë do të vijmë shepsh në Tiranë dhe Edi në Bruksel për të punuar bashkë”, tha Michel.

16:41- “Kur do të shkojë Tirana në Bruksel?” Rama: Do të luftojmë të anëtarësohemi edhe sikur BE të mos jetë aty

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se hapja e negociatave për Shqipërinë erdhi pasi janë bërë “detyrat e shtëpisë”.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares së Abc, Esiona Konomi, se “kur do të shkojë Tirana në BE”, e cila i është afruar rajonit edhe si pasojë e luftës, Rama mori fjalën para presidentes së KE dhe presidenti të KiE, dhe tha se ecuria ka qenë e jashtëzakonshme periudhën e fundit.

Rama theksoi se Shqipëria do të luftojë të anëtarësohet në BE, edhe sikur një ditë BE të mos jetë, gjë për të cilën shtoi se do të ishte e pamundur.

“Është e padrejtë ta thuash këtë sepse ecuria që është bërë sidomos në periudhën e fundit, pa dyshim edhe për shkak të luftës si përshpejtues, është i jashtëzakonshëm. Është pak kohë më parë që ndodhi që ishim në Bruksel që patëm gjithë këtë diskutim. Është diçka krejt ndryshe. Kur vjen fjala për anëtarësimin, ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë dhe ua thashë dhe ua them të gjithëve përherë që nuk kam ndryshuar mendim. Kur kisha debatet e mia me udhëheqësit europian për bisedimt për anëtarësim, u thoja që na duheshin që të forcojmë veten, të forcojmë institucionet tona. Të arrinim në nivelin e një shteti funksional në nivelet e BE. Ajo që ka ndodhur është historike sepse BE po krijon hapësira dhe mekanizma mbështetëse që po na sjellin më pranë, pa pritur që të jemi anëtarë. Sipas mënyrës së vjetër, kurrë nuk do kishim hyrë në aleancën e univeristeteve sepse ka një mirëkuptim që ndërkohë që bëjmë detyrat, duhet të mbështetemi dhe të jemi më pranë për ta bërë bashkë këtë Europë. Marrëveshja e Roaming nuk do kishte ndodhur kurrë, korsitë e gjelbra. Ja pse e thashë që falë të dy presidentëve që janë këtu, gjërat po ndryshojnë. Kur Ursula u votua si president e KE, tha “është lindja e një komsioni gjeopolitik”. Kjo është ajo që ka ndodhur. Ballkani trajtohet si një rajon gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Ne do të luftojmë që të jemi anëtarë edhe nëse BE zhukdet, edhe nëse jemi vetëm ne. BE do të vazhdojë”, tha Rama.

16:33- Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Michel: Dukej vendi i duhur, ju përgëzojmë për këtë event

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

I pyetur nga mediat shqiptare se përse u zgjodh Tirana, Michel theksoi se ishte vendi i duhur, ndërsa përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e një eventi kaq madhështor në një kohë kaq të shkurtër.

Ndërkohë që Von der Leyen theksoi se Shqipëria ka marrë 85 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për energjinë, si dhe po financohen disa projekte, mes tre parku i madh fotovoltaik.

Pyetje: Pse u zgjodh Tirana?

Michel: Sepse para disa javësh u propozua të bëhej ky Samit këtu, dhe përpara se ta vendosim, Tirana dukej si vendi i duhur. Ju falënderoj ju kryeministër, se ishte shumë mbresëlënëse, në kaq pak kohë ju bëtë një gjë kaqa të madhe. Jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë, por kemi një sinjal të qartë që ne u përçojmë qytetarëve të Ballkanit perëndimor, ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët.

Von der Leyen: 85 milionë është një mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore. Ka një sërë projektesh të ndryshme që tashmë po miratohen. Unë di që disa prej projekteve janë një central i madh fotovoltaik.

16:25- Von der Leyen vlerëson mikpritjen shqiptare: Përvojë fantastike, nuk kemi për ta harruar ndonjëherë

Presidentja e Komisionit Europian ka folur ne konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, pas samitit të BE me vendet e rajonit në Tiranë. Ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin.

Pjesë nga fjala e Von der Leyen:

Ka qenë përvojë fantasitke që tëbishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëhere atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku.

Një mesazh shumë i qartë i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.

Ne dëshriojmë të përballemi jo vetëm me sfidat që vijnë nga lufta por edhe me pasojat që vijnë në sektorin e energjisë. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku, ku refelktojmë çdo gjë që bëjmë në BE në Ballkanin Perëndimor. Paketa për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 mln euro për buxhetin, ndihmë për familje, 500 mln euro të tjera janë mbështetje për infrastrukturën për enrgjinë e së ardhmes.

16:23- Rama: BE po mbështet projektet e Shqipërisë për energjinë, që të distancohemi nga ndikimi rus

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mjaft të rëndësishëm takimin e sotëm të Samitit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë.

Në konferencën për mediat Rama tha se BE e ka mbështetur Shqipërinë, dhe i ka dhënë 85 milionë euro si mbështetje për energjinë.

Gjithashtu ai shtoi se Shqipëria ka shumë projekte të cilat kanë marrë mbështetjen e BE, në mënyr4ë që të distancohemi dhe të mos varemi më nga ndikimi rus për energjinë.

Ndërkohë kryeministri Rama theksoi se sot Shqipëria është shtëpia e miqve. Nuk munguan as batutat kur kryeministri Rama theksoi se sot u mundësuam miqve europianë diellin.

Për ta përmbyllur me energjinë. Kemi marrë nga BE mbështetje buxhetore për vitin në vijim, 85 milionë euro, por ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë rrugëtim për të ndërtuar më shumë burime energjie për tu distancuar nga ndikimi rus. Mund të flisja shumë më gjatë për tu ndalur këtu, ju thashë dhe miqve europianë që ne jemi mikpritësit, dhe “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Sot kishim miq që janë perëndi. Ne jemi gati të japim jetën për mikun., Kurrë nuk do ta përdorja këtë moment për të kritikuar që e kam shumë të lehtë t’i them në Bruksel. Do të kujtoj një moment të bukur të këtij takimi, kur po bënin foton në grup dhe dëgjoja shumë prej tyre të thoshin: Dielli, dielli, dielli, dielli. Ja dolëm që pas shumë ditësh Brukseli të sillnim diellin për ju”, tha Rama.

16:19- Samiti i BE-së, Rama jep lajmin e mirë: Studentët do të kenë mundësinë të studiojnë online në universitetet europiane

Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ndodhen në një konferencë për mediat ku po flasin për punimet e Samitit të BE-së në Tiranë. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, dha një lajm të mirë për studentët, të cilët do të kenë mundësi të studiojnë online në universitetet evropiane.

Kreu i qeverisë shtoi se kjo është hera e parë që merret një vendim i tillë për një shtet joanëtar i BE-së.

“Dua t’u them studentëve se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus Plus por do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Nga një moment i caktuar, pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë dixhitale. Universitetet tona mund të lidhin aleanca dhe të rriten së bashku me universitetet evropiane. Kjo është diçka që ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar. Edhe “rrugët e gjelbra” me Kroacinë apo me vend tjetër është gjë e re. Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming, Qytetarët tanë do të kenë tarifa më të ulëta”, tha kreu i qeverisë.

16:13- Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, nis konferenca, Rama: Ngjarje historike

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, u mblodhën këtë të martë në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Charles Michel dhe presidenten e PE, Ursula von der Leyen, Rama tha se samiti BE-BP në Tiranë është një ngjarje historike.

Rama: Dua të falendroj fillimisht mikun tim Charles Michel. Dua të bashkohem edhe për Ursulën, luftëtare e madhe. Nuk kemi pasur kurrë një tjetër president këshilli apo komisioni që kanë qenë si Charls apo Ursula, kaq të nxitur. Thënë kjo dua të theksoj përmasën historike të samitit.

16:11- Samiti i BE në Tiranë, Michel: Ditë historike, problem mbetet çështja e emigracionit

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Ne shkruajmë historinë sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë liderët e BE dhe Ballkani Perëndimor janë në të njëjtën tryezë. Kjo mbledhje është deklarata që shoqërojnë punimet tuaja. Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë naë rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Europë. Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim”, tha ai.

Michel foli edhe për çështjen e emigracionit dhe tha se kjo është një temë sfiduese, por shtoi se është bërë progress.

“Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe me rritjen e shifrave. Ky bashkëpunim me BP është thelbësor. Patëm mundësi që të shënonim një lloj progresi për të harmonizuar politikën e vizave. Do të duhet të bëjmë progres të mëtejeshme për të normalizuar më tej këtë situatë”, tha Michel.

15:32- Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i patolerueshëm mbi organizatorin e protestës së sotme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kryedemokratit Sali berisha gjatë protestës së sotme.

Rama e ka quajtur aktin të pajustifikueshëm e të patolerueshëm, teksa thekson se dhuna nuk është mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.

14:31- Ambasadorja e Shqipërisë në BE: Jemi në rrugën e duhur për të qenë aty ku meritojmë

Ambasadorja e Shqipërisë në BE, Suela Janina ka folur për ABC.

Ajo tha për gazetaren Esiona Konomi se vendi ynë është drejt rrugës së duhur për të qenë aty ku meriton të jetë, në BE.

Janina: Ajo që po bëjmë është rruga e duhur për tu bashkuar me BE-në, aty ku meritojmë të jemi. Lufta dhe agresioni rus në Ukrainë është një nga mesazhet kryesore që do të përcjellë ky Samit. Në këtë situatë rajoni nuk mund të jetë imun dhe as vendi ynë, prandaj duhet të marrim masa.

Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj Serbisë. Cili është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë në Bruksel në raport me Serbinë?

Janina: Ka pasur momente në të cilat BE ka mirëpritur disa hapa që ka bërë Seriba. Gradualisht besoj se do arrihet deri aty ku rajoni të jetë në një zë. BE e kërkon këtë dhe për ne është e rëndësishme dhe besoj se do arrijmë në një pikë ku do përgjigjemi njërëzi si rajon.

14:14- Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i parë nga SHBA-të: U skandalizuam nga sulmi fizik

Një zëdhënës i ambasadës se SHBA-ve ka reaguar për sulmin me grusht ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Ai është shprehur i shqetësuar për dhunën ndaj Berishës, ndërsa tha se askush nuk duhet sulmuar, sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.

Zëdhënësi bëri me dije se SHBA-të presin nga autoritete përkatëse të hetojnë plotësisht incidentin me Berishën.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës ne përputhje me ligjin”, citohet të ketë thënë zëdhënësi amerikan.

14:12- Balluku: Energjia një pjesë e rëndësishme e Samitit

Në një lidhje direkte me ABC Live ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi që energjia është një nga çështjet më të rëndësishme që po diskutohet në Samitin e BE.

Menjëherë pas konferencës së mbajtur pas firmosjes së marrëveshjes për heqjen e tarifave Roaming, ministrja Balluku theksoi që fasha e energjisë është në fuqi deri më 31 dhjetor, më pas duhet të mblidhemi për të marrë një vendim tjetër.

Sipas saj muaji dhjetor është muaji i cili ka një rritje të konsumit, qoftë për shkak të temperaturave të ulëta, qoftë për shkak të festave.

Sipas saj, aktualisht Shqipëria është duke e prodhuar të gjithë energjinë e saj vet, nuk po eksportohet nga jashtë dhe po vazhdojmë duke pasur prurje të reja. Kështu që qeveria nuk ka ndërmarrë veprime të tjera shtrënguese për kursimin e energjisë.

13:41- Pas grushtit Berisha kthehet sërish në protestë: Do t’i bëjmë jehonë problemeve të shqiptarëve, Samiti i BE-së mbështetje për ne

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se Samiti i sotëm në Tiranë është një mundësi që qytetarëve shqiptarë tu dëgjohet zëri ndërkombëtarësh.

Në fjalën e tij në podium Berisha tha se qytetarët kanë dalë në shesh që t’i bëjmë jehonë problemeve që Shqipëria ka.

Qëllimi madhor i protestës është t’i jehojë zërin shqiptarëve, tha Berisha. Kujtojmë se rreth një orë më parë, Berisha u sulmua me grusht në bulevardin “Dëshnmorët e Kombit” nga Gert Shehu, i cili u arrestua.

Sali Berisha: Në emër tuaj më lejoni t’ju uroj me gjithë zemër mirëseardhjen në Tiranë liderë evrpianë që erdhën sot në Tiranë. Duam tu shprehim mirënjohjen tonë për ndihmën e gjithënashme. Prania e qeveritarëve më të lartë të BE-së është mbështetja më e madhe që vlerat europiane kanë marrë. Ky Samit mbështesë e madhe për shqiptarët. Sy samit mbështetje e madhe për PD, forcën politike që ka hyrë në betejë për vlerat evropiane. Jemi mirënjohës që zgjidhjet Tiranën për këtë samit, por jemi fatkeq që përfaqësohemi në samit me njeriu që duhet të ishte para drejtësisë dhe jo i ulur aty me ju.

13:39 – Grusht ish-kryeministrit, Balluku për ABC: Shpresoj që Berisha të jetë mirë me shëndet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për gazetaren e Abc Esiona Konomi.

E pyetur nga gazetarja Konomi për incidentin e ndodhur në protestë, ku ish-kryeministri u godit me grusht nga një person, Balluku tha se shpreson që Berisha të jetë mirë me shëndet dhe kjo ngjarje mos ketë pasur ndikim në protestë. Ajo shtoi se kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë pasi liderët e BE-së janë në Tiranë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë ngjarje tjetër.

Balluku: Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër.

13:20 – Konferencë për uljen e tarifave Roaming, Balluku: Progres për Shqipërinë, do të shtohen investimet

Ka nisur konferenca për Marrëveshjen Roaming nga e cila qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë reduktim të shërbimit roaming me vendet e Bashkimit Europian.

Në lidhje me këtë ministra e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku tha se heqja e tarifave roaming është një progres për vendin tonë, pasi një gjë e tillë do të sjellë investime të mëdha telekomunikacioni në rajon.

Balluku: Heqja e tarifave roaming është fushë për investime më të mëdha në fushën e telekomunikacionit në rajon. Marrëveshja u firmos nga operatorët që kanë qenë prezent sot. Do të zgjerohet aksesi në oferta të larmishme.

Ndërkohë Komisineri për Zgjerimin e Bashkimit evropian, Oliver Varhelyi, tha se nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm.

Varhelyi: Do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit. Do të përfitojnë qytetarët. Nënshkrimi i marrëveshjes hap i rëndësishëm. Do të ulen tarifat e Roaming për qytetarët e BP. Nënshkrimi i marrëveshjes hap i rëndësishëm. Do të ulen tarifat e Roaming për qytetarët e BP.

Ekspertët e vendeve të BE, firmosën sot marrëveshjen e parë, atë të “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023.

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.

12:58 – Me këngë popullore e valle tradicionale shqiptare, Rama mahnit liderët e BE-së

Në nder të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që ndodhen sot në Tiranë, qeveria ka organizuar një koncert në nder të liderëve europianë, për t’i njohur ata me traditën shqiptare.

Ansambli Popullor, me veshje tradicionale dhe këngë patriotike ka kërcyer përballë liderëve evropianë të cilët me telefona në duar nuk kanë hezituar që të filmojnë vallet shqiptare.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

12:14- FOTO LAJM/ Gjesti mikpritës i Ramës për kryeministrin e Luksemburgut

Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e stadiumit “Air Albania” liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit BE-BP që po zhvillohet në kryeqytetin tonë.

Rama ka pritur të gjithë liderët me buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, ashtu siç e do tradita shqiptarë.

Sakaq Rama ka zgjedhur të presë ndryshe nga liderët e tjerë, kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Teksa Bettel i është afruar Ramës, kryeministri i Shqipërisë është ulur në gjunjë. Të dy liderët qeshën nga ky veprim, që me sa duket është një shaka mes dyshes.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

11:32- “Sollëm diellin për ju, mos pini shumë verë”, batutat e Ramës që bënë të pranishmit të qeshnin

Batutat e kryeministrit Edi Rama nuk munguan as sot, një ditë e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë. Sot kryeqyteti jonë mirëpret liderë nga 27 vende europiane dhe 44 delegacione në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

Për rrjedhojë prej orëve të para të mëngjesit Rama ka nisur pritjen e liderëve të BE-së, për ti shoqëruar më pas në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.

Gjatë pritjes Rama foli për gazetarët e huaj, që ndodhen në ambiente e jashtme të “Air Albania”. Kryeministri tha se samiti i sotëm është një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ndërsa përbën një sinjal të fortë të vetëdijes evropianë, se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

Me batuta Rama tha se nuk kishte se si mos ti priste liderët evropian pa diell. “Sollëm diellin për ju”, u tha Rama gazetarëve. Ndërkohë i “ngacmoi” duke u thënë mos të konsumojnë të gjithë verën, që dha gazetarëve të huaj mëngjesin e sotëm.

Rama tha se të gjithë liderët Perëndimorë që erdhën sot  në Tiranë ishin të lumtur, për shkak të motit me diell dhe atmosferës pozitive në Tirane.

“Kjo është e jashtëzokonshme, është diçka që ai me imagjinatën më guximtare nuk do të kishte imagjinuar se do të ndodhte. Ky është sinjal i fortë i vetëdijes së BE-së, që BE-ja ka nevojë për BP. Nuk mund t’ju mirëpsinim me mot të keq. Sollëm diellin për ju. Këtu është roc and roll, në Bruksel është vetëm simfoni. Këtu është shumë pak më e mërzitshme atmosfera se Brukseli. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Mos e pini të gjithë verën që morët në mëngjes”, tha Rama.

11:32- Borrell: Mbështesim financiarisht Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia kanë mundësi të madh me propozimin franko-gjerman

Borrell: Mbështesim financiarisht Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Serbia kanë mundësi të madh me propozimin franko-gjerman.

Borrell u ndal edhe tek dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, duke u kërkuar që të angazhohen seriozisht për marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca. Ditën e djeshme sipas Borrel është dërguar teksti dhe përmbajtja e këtij propozimi dhe dy vendet kanë një mundësi të madhe për të shfrytëzuar.

11:31- FOTO LAJM/ Tirana, kryeqyteti i BE-së për një ditë: Çfarë po ndodh tani në qiell

Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku kryeministri Rama është duke i prirë liderëve europianë dhe të Ballkanit drejt sallës ku do të zhvillohet samiti sotëm.

Kjo është një ditë e rendësishme për kryeqytetin shqiptar, nga i cili sot po transmetohet në gjuhët e të gjithë BE-së.

Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku kryeministri Rama është duke i prirë liderëve europianë dhe të Ballkanit drejt sallës ku do të zhvillohet samiti sotëm.

Kjo është një ditë e rendësishme për kryeqytetin shqiptar, nga i cili sot po transmetohet në gjuhët e të gjithë BE-së.

11:14 – “Falenderoj Ramën”, Macron nga Tirana: Kemi projekte konkrete për të diskutuar, skenarët e frikës për energjinë s’janë për mua

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

27 liderë evropianë pritet të mbërrijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në Samit.

Lideri francez tha për mediet se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri dhe se kanë projekte konkrete për të diskutuar.

Macron: Lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Ne jemi duke punuar që nga marsi, por jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Falenderoj Ramën për këtë samit në një moment shumë të rëndësishëm për ne. Kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe integrimin e kësaj pjese në BE. Do të kemi mundësi edhe së bashku me kancelarin të përgatisim konkluzionet për energjinë. Jemi një vend i madh, kemi çështjen e energjisë për shkak të luftës, megjithatë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja

11:11 –Giorgia Meloni mbërrin në Samit: Shqipëria mund të mbështetet tek Italia

TIRANË – Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Ajo është pritur nga Edi Rama i cili i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë mes tyre.

Meloni, mbajti edhe një prononcim për gazetarët, duke u shprehur se është e nevojshme që të përshpejtohen procedurat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë.

“Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin  e Rusisë për Ukrainës. Është e rëndësishme të përforcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Sigurinë kibernetike. Çështje të tjera që Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, për Roaming dhe çështje të tjera. Mund të mbështeteni për këtë tek italian” tha Meloni.

11:01 – FOTO LAJM/ Tirana kthehet në kryeqytetin e BE-së për 24 orë: Rama pret liderët e shteteve

Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku pritet të zhvillohet Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit. Gjatë këtij samiti pritet të nënshkruhen një numër i madh marrëveshjes që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të rajonit, por më shumë i jep një ndihmë të madhe imazhit të vendit tonë.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur pritja e liderëve të BE-së nga Kryeministri Rama, i cili më pas i shoqëron në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.

Më herët, Rama priti shefen e Komisionit të Europian Ursula von Der Leyen; Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel; kryeministrin grek Mistotakis; atë të Hungarisë, Orban, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kreun e qeverisë belge, Aleksandër De Croo, kryeministrja italiane, Meloni, etj.

Krahas tyre, më herët, Rama priti Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si edhe Aleksandër Vuçiçin e Serbisë.

Liderët e BE-së që vizitojnë sot Tiranën:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

Për më tepër, ndiqni galerinë e fotove si më poshtë:

10:40 – Rama pret Mitsotakis në Tiranë: Greqia mbështet integrimin e BP në Bashkimin Europian, Serbia dhe Kosova të bëjnë një hap pas

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh i kënaqur për zhvillimin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë, një vend i rajonit që që synon të integrohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri, Edi Rama, Mitsotakis tha se Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë kanë shënuar arritje të rëndësishme drejt rrugës evropiane dhe se Greqia mbështet integrimin e BP në Evropë.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se do të diskutojë me Ramën për çështjen e detit, në mënyrë që të zgjidhet, me çështjen që të shkojë më pas në Hagë.

“Dua të shpreh kënqësinë time për zhvillimin e samitit të BE-së në një vend të rajonit që ka aspirata për në BE. Greqia është në krah të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Unë do të diskutojë me mikun tim Edi Ramën për çështjen e detit. Dua ta kalojmë këtë çështje dhe ta kalojmë në Hagë”, tha Rama.
I pyetur për marrëdhënie Serbi-Kosovë, Mitsotakis tha se Greqia ka inkurajuar gjithmonë dialogun mes dy vendeve dhe se e kupton komoleksiotetin e çështjes. Sakaq kryeministri grek u shpreh pro dialogut, duke thënë se dy palët do të duhet të bëjnë një hap pas, për të zgjidhur problemet mes tyre.

“Gjithmone kemi inkurajuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes. Kjo çështje duhet të zgjedhur. Ty dyja palët duhet të bëjnë një hap pas”, tha Rama.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

10:37 – Presidenti i Serbisë i kalon pas, Vjosa Osmani: Duhet hedhur poshtë mendësia e Vuçiç që sjell luftë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti ndër të parët në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Osmani është shprehur se Presidenti i Kosovës, Vuçiç është një produkt i një mendësie të vjetër që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.

Si për ironi të fatit, teksa Osmani akuzonte presidentin e Serbisë, ai mbërriti në samit dhe kaloi shumë ngjitur me Vjosa Osmanin.

Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se “Kosova po tregon të kundërtën e asaj që po tregon Vuçiç, po shtrin dorën e bashkëpunimit dhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer” dhe beson që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Vjosa Osmani: Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të në Serbi dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani ka theksuar se BE-ja duhet të kthejë fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vjosa Osmani: Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët për vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

10:04 – Qytetarët e Ballkanit, tarifa më të ulta komunikimi në BE: Firmoset marrëveshja për Roamingun

Kryeministri Edi Rama mikpriti në sheshin “Italia” para stadiumit kombëtar, një e nga një lideret e Bashkimit Europian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në nisje të Samitit që po mbahet sot në Tiranë. I pari që mbërriti ishte Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian.

Ekspertët e vendeve të BE, kanë firmosur edhe marrëveshjen e parë, atë të “Roaming” që parashikon uljen e tarifave me Ballkanin Perëndimor. Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023.

“Uljen e tarifave nga 1 tetori 2023. Do tju kërkoj që të nënshkruhen kopjet e tyre.”

Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.

09:51 – Presidenti i KiE në Tiranë: Moment emocionues, Europa më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Europës me rajonin.

Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Rama, Michel tha për gazetarët se është i bindur se e ardhmja do të jetë më e sigurt nëse Ballkani Perëndimor integrohet në BE.

Michel: Një takim i rëndësishëm, takim simbolik. Jam i bindur, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brena BE-së. Sot nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roamning. Është moment i rëndësishëm, është emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim. Më e sigurt dhe më e begatë me BP në Europë.

Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.

Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.

-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;

– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;

-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;

-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja.

09:45- Nuk donte të merrte pjesë, Vuçiç ndryshon mendjen: Ju tregoj arsyet pse erdha, të përkushtuar për dialogun me Kosovën dhe rrugën drejt BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, sot u shfaq në Tiranë. Ai dha edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar se vendimi për të marrë pjesë erdhi pas disa diskutimesh në Serbi.

“Ka një sërë çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”tha Vuçiç

Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiç tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogun. Ai hodhi akuza se në vitin 1999 dhe 2008 është bërë padrejtësi kundër Serbisë për sa i përket territorit të saj.

Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiç tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.

“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu.

09:36 – Tha se nuk do të vinte në Samit, Vuçiç shfaqet i buzëqeshur krah Ramës në Tiranë

Ka mbërritur në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai është pritur me buzëqeshje nga kryeministri Rama.

Pavarësisht dilemës së tij për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Vuçiç konfirmoi përfundimisht dje pjesëmarrjen e tij në samit. Ai tha dje se nuk kishte si të mungonte nga një samit i tillë, i cili është i rëndësishëm edhe për qytetarët serbë.

09:32 – “Kosova do të paraqesë në fund të vitit aplikimin për anëtarësim në BE”, Osmani nga Tirana: Evropa të lëvizë nga fjalët në vepra

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Presidentja i bëri thirrje BE-së që të lëvizë nga fjalët në vepra për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës dhe bëri me dije se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE.

Osmani: Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE.

Osmani theksoi se ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk është vendi për dialog dhe negociata me s Kosovës dhe Serbisë.

Osmani: Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlejë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.

09:29 – Samiti i BE-së në Tiranë, mbërrijnë të ftuarit e parë, Rama i pret me tapet të kuq

Kanë mbërritur të ftuarit e parë në samitin BE- Ballkani Perëndimor që po zhvillohet sot në Tiranë.

Deri më tani Rama ka pritur homologun e tij maqedonas, kryeministrin Dimitar Kovacçski, Komisionerin Evropian për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varjeliy, dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

09:07 – FOTOT/ Bulevardi Dëshmorët e Kombit, “zonë e kuqe”. Nuk lejohet lëvizja

Ardhja në Tiranë e 27 kryetarëve të shteteve, anëtare të BE, dhe atyre të BP ka vendosur kryeqytetin në masa të rrepta sigurie. Policia rrugore ka përcaktuar perimetrin e sigurisë së lartë. Për mbarëvajtjen e samitit ajo ka publikuar hartën e rrugëve, në të cilat nuk lejohet kalimi dhe parkimi i automjeteve, Që në orën 06:00 të mëngjesit policia ka mbyllur hyrjet në Tiranë nga Durrësi, Elbasani dhe qytetet në veri të vendit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i bllokuar. Në njoftimin e Policisë rrugore bëhet me dije që ”për mbarëvajtjen e samitit do të ketë bllokime të disa akseve rrugore urbane dhe interurbane të Tiranës”.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga LSA, bulevardi është rrethuar me kangjella prej hekuri, ndërsa ruhet nga shumë efektivë policie. Kujtojmë se policia ka marrë masat në kuadër të masave të sigurisë për samitin e BE që do të mbahet sot në Tiranë.

08:43 – Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, çështjet që pritet të diskutojnë sot liderët europianë

Sot do të zhvillohet në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Hera e parë që një samit europian mbahet në një vend jashtë Unionit. Në samitin e sotëm liderët europianë duan të konfirmojnë se Ballkani Perëndimor është axhendë e Europës dhe perspektiva europiane e te pesta vendeve të rajonit nuk vihet në diskutim.

Ky konfirmim bëhet edhe më i domosdoshëm pas agresionit rus në Ukraine dhe rrezikut të rritjes se influencës ruse në vendet e Ballkanit. Axhenda e këtij samiti parashikon diskutime për tema të ndjeshme të momentit, nga emigracioni, lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike etj.

Çështja e migrimit dhe kërkimit të azilit në vendet e BE bëhet akoma më e ndjeshme, në kushtet kur si pasojë e agrosionit rus mbi Ukrainën, miliona njerëz kanë ikur nga lufta, duke kërkuar strehim në vendet e BE-së.

Lidhur me luftën në Ukrainë,në samitin e sotëm në Tiranë, do të diskutohet për përballimin e pasojave që ka sjelle agresioni rus ndaj Ukrainës në të gjitha vendet europiane. Konkretisht sfidat kryesore janë kriza energjitike dhe furnizimi me ushqime, sidomos me drithërat që importohen nga Rusia dhe Ukraina.

Një tjeter çështje do të jetë siguria kibernetike, e cila edhe në Shqipëri këtë vit u godit rëndë nga sulmet e hakerave iraniane.

Gjatë samitit sot paradite do të firmoset një marrëveshje pr uljen nga tetori i vitit të ardhshëm i tarifave roaming nga Ballkani perendimor në drejtim të Bashkimit Europian, me synimin që deri ne 2027 keto tarifa të zerohen.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar disa ditë më parë, presidenti i Serbise është tërhequr nga qëndrimi i tij dhe sot do të jetë i pranishëm në samitin e Tiranës. Punimet do të mbyllen me konfernecen e përbashket për shtyp të kryeministrit Rama, presidentes se komisionit Ursula Von der Layen dhe presidentit të Keshillit Europian Sharls Mishel.

07:33- SAMITI/ Autobusët parkohen, rrugët bllokohen, ku nuk duhet të kaloni sot

Duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit, deri në orën 20:00 të mbrëmjes, sot do të pezullohen linjat urbane në Tiranë.

Ky vendim vjen si një tjetër masë e shtuar për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkanit Perëndimor. Vendimi është marrë nga bashkia e Tiranës

Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

07:45 – Tirana sot kryeqyteti i BE, zbardhet axhenda e Samitit: 7 pikat kyçe

Ditën e sotme Tirana do të jetë kryeqyteti i Bashkimit Europian, kjo pasi krerët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë samitin e radhës. Lufta në Ukrainë e ka kthyer çështjen e zgjerimit në krye të axhendës së bllokut evropian, pas disa vitesh zvarritjeje e pengesash. Kryeministri Edi Rama tha se takimi njëditor është tregues i interesit gjeostrategjik që Evropa ka ndaj rajonit.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor,

08:02 – Sot Samiti i BE, Berisha thërret protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në të njëjtën ditë që mbahet takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, opozita ka paralajmëruar organizimin e një proteste. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, deklaroi se manifestimi organizohet në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat sipas tij, po rrezikohen dhe po kërcënohen nga kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!