“Kosova do të paraqesë në fund të vitit aplikimin për anëtarësim në BE”, Osmani nga Tirana: Evropa të lëvizë nga fjalët në vepra

schedule09:32 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 09:32 - 6 Dhjetor, 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Presidentja i bëri thirrje BE-së që të lëvizë nga fjalët në vepra për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës dhe bëri me dije se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE.

Osmani: Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE.

Osmani theksoi se ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk është vendi për dialog dhe negociata me s Kosovës dhe Serbisë.

Osmani: Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlejë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.

/Abcnews.al/