Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, nis konferenca, Rama: Ngjarje historike

schedule16:13 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:13 - 6 Dhjetor, 2022

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, u mblodhën këtë të martë në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Charles Michel dhe presidenten e PE, Ursula von der Leyen, Rama tha se samiti BE-BP në Tiranë është një ngjarje historike.

Rama: Dua të falendroj fillimisht mikun tim Charles Michel. Dua të bashkohem edhe për Ursulën, luftëtare e madhe. Nuk kemi pasur kurrë një tjetër president këshilli apo komisioni që kanë qenë si Charls apo Ursula, kaq të nxitur. Thënë kjo dua të theksoj përmasën historike të samitit.

/abcnews.al./