Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhje autentike dhe e përballueshme”/ Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

schedule12:43 - 4 Mars, 2026

schedule 12:43 - 4 Mars, 2026

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” e ka rendur vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë artikullit e “The Telegraph” ndërsa shprehet se ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë.

Më tej kryeministri shton se Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme



REAGIMI;

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë  Prestigjiozia britanike “The Telegraph” e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë, duke vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore dhe qytetet historike, por edhe mikpritjen shqiptare dhe kostot konkurruese për vizitorët

Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia jonë kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!