“Rusia synon të shkatërrojë infrastrukturën energjetike”, Shtëpia e Bardhë thirrje për përshpejtimin e ndihmave për Ukrainën

schedule07:12 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 07:12 - 2 Dhjetor, 2023

Kongresi duhet të veprojë me shpejtësi për të ofruar ndihma për Ukrainën përpara fundit të këtij muaji, pas të cilit do të bëhet shumë e vështirë dhënia e ndihmës që i nevojitet Kievit, tha gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Na duhet kjo ndihmë menjëherë”, tha  Kirby.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mendojnë se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën jetike për energjinë të Ukrainës këtë dimër, siç veproi vitin e kaluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se u takua me komandantët ushtarakë të premten për të diskutuar mënyrat për të prodhuar “rezultate konkrete” vitin e ardhshëm në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.