Rusia dështoi në shlyerjen e borxhit të jashtëm, Kremlini e mohon

schedule15:54 - 27 Qershor, 2022

schedule 15:54 - 27 Qershor, 2022

Për herë të parë që prej 1918-s, Rusia falimenton për shkak të pamundësisë për të paguar borxhin e jashtëm. Moska ka anashkaluar për muaj sanksionet e vendosur nga perëndimi pas luftës në Ukrainë, por mbrëmjen e së dielës periudha e garancisë për gati 100 miliardë dollarë pagesa që duhet të shlyheshin brenda 27 majit, skadoi, shkruan skynews.

Por Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet. Në një telefonatë më gazetarët, zëdhënësi Dmitri Peskov u shpreh: “Pretendimet për falimentim të Rusisë janë të paligjshme. Pagesa në valutë të huaj është kryer në maj, por fakti që është bllokuar nga Euroclear për shkak të sanksioneve perëndimore kundër vendit tonë, nuk është problemi ynë”.

Rusia është përballur më vështirësi për të shlyer obligacionet e papaguara prej 40 miliardë dollarësh, që prej nisjes luftës në Ukrainë më 24 shkurt, ndërsa sanksionet e perëndimit e kanë izoluar praktikisht vendin nga sistemi financiar global duke i bërë asetet e saj të paprekshme për shumë investitorë.

Moska ka pretenduar prej kohësh se i ka paratë për të paguar, dhe e ka cilësuar falimentimin si të rremë.

/abcnews.al