Rusët që u tallën me Zaev: E bëjmë vetëm për qejf

schedule20:27 - 10 Korrik, 2019

schedule 20:27 - 10 Korrik, 2019

Humoristët rusë që u tallën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë deklaruar se gjithçka e kanë bërë për argëtim. Ata kanë deklaruar se nuk kanë interesa të tjera, aq më tepër të shkaktojnë probleme në Ballkan.

Kryeministri Zoran Zaev zgjoi interes tek praksterët rusë me deklaratat e tij për përzierjen ruse në çështjet e brendshme të shtetit, e pasi filloi tu jep informata që ata as që nuk i kërkonin, Alekseit dhe mikut të tij iu bënë të mërzitshme bisedat me kryeministrin e vendin, dhe vendosin ti publikojnë videot.

Përse e zgjodhët zotin Zaev?

Alexey Stolyarov, humorist rus:Ne e zgjodhëm atë sepse e dëgjuam deklaratën e tij se Rusia po tenton të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë dhe se po tenton ta parandalojë aderimin e Maqedonisë në NATO. E më pas dëgjuam se Rusia ka organizuar protesta vitin e kaluar, kështu vendosëm ta thërrasim, arritëm ta kontaktojmë dhe më pas e kuptuam se ai dëshiron të vazhdojë të flasë me ne”.

Përse vendosët që ta publikoni videon tani?

Alexey Stolyarov, humorist rus: “Menduam se nuk do të marrim asgjë interesante nga ai, dhe u lodhëm duke folur me të dhe ashtu…”

Aleksej thotë se “viktimat” i zgjedhin sipas rëndësisë së tyre dhe aktualitetit, e për Zoran Zaevin kanë dëgjuar për herë të parë në lajme. I pyetëm se a janë të shqetësuar se mund të shkaktojnë trazira me publikimin e këtyre talljeve, e ai u përgjigj kështu.

Ju talleni me zyrtarë të lartë që mund të thonë gjëra që mund të shkaktojnë probleme, e posaçërisht në rajone si Ballkani… Për shembull gjërat që kryeministri ynë i tha për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. A jeni të shqetësuar për këtë gjë?

Alexey Stolyarov, humorist rus: “Ne nuk jemi specialist për çështjen e Ballkanit! Kemi udhëtuar në Ballkan dhe kemi dëgjuar shumë gjëra. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, do të jenë dhe janë miqtë tanë sepse ashtu duan popujt tanë. Sa i përket problemeve… Ne nuk kemi shkaktuar probleme me asnjë shtet zyrtarët e të cilëve i kemi tallur. Kemi tallur kryeministrin e Kroacisë, të Kosovës dhe shumë persona tjerë”.

Njëri prej prankresterëve rus tha që nuk kanë video të politikanëve Ballkanik që nuk e kanë publikuar, por Ballkani mbetet interesant për ta dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të thirrin edhe funksionarë të tjerë të lartë. Në kanalin e tyre në Youtube kanë rreth 92 mijë ndjekës, kurse mund të dëgjohen biseda telefonike edhe me funksionarë tjerë të lartë, si me Macron, Boris Johnson, Niki Haley, Dushan Markoviç e shumë tjerë./ABC News Albania 24/7