Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet helikopteri ushtarak/ SHBA, dy ushtarë humbin jetën. Hetime për aksidentin

schedule13:39 - 13 Gusht, 2026

schedule 13:39 - 13 Gusht, 2026

Dy ushtarë Amerikanë humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit të tyre ushtarak në Teksasin qëndror të Shteteve të Bashkuara sipas asaj që kanë njofuar autoritetet amerikane. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Salado ndersa policia raportoi se kishte marre nje telefonate emergjence per nje helikopter te rrezuar ne zone.

Ushtria amerikane bëri të ditur se mjeti ishte një AH-64 Apache (ëpeçi), helikopter sulmues i ushtrisë amerikane, me bazë në Fort Hood, një nga bazat kryesore ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën helikopterin të rrëzuar dhe një zjarr të madh, i cili, sipas zëdhënësit të Sherifit të Kontesë Bell, Cliff Coleman, po përhapej shumë shpejt dhe rrezikonte të dilte jashtë kontrollit.



Dy ushtaret në bord u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Ushtria amerikane ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet në zonën e rrëzimit.

AH-64 Apache është një helikopter sulmues me dy motorë, i projektuar për një sërë misionesh ushtarake, përfshirë zbulimin e armatosur, luftimin në distancë të afërt, goditjet e lëvizshme dhe operacionet e manovrimit vertikal.

Helikopteri mund te mbaj njeë ekuipazh prej dy ushtarakësh: piloti që qëndron në kabinën e pasme dhe bashkëpiloti/operatori i armatimit në pozicionin e përparmë. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetet e ushtareve qe humben jeten  apo shkakun e rrëzimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!