Rreth 163 mijë persona në SHBA kanë humbur jetën nga COVID-19

schedule22:35 - 7 Gusht, 2020

schedule 22:35 - 7 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë shënuar 1.176 viktima. Në total numri i përgjithshëm ka shkuar në 162.836 humbje jete.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Sakaq në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,57 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 63,1 milionë.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.917.562 raste dhe India me 2.040.261.