Risia në Shkup, ndotësit dhe piromanët kapen me dron

schedule21:18 - 20 Shtator, 2020

schedule 21:18 - 20 Shtator, 2020

Në Maqedoni ndotësit e mjedisit tashmë do të kapen me dron. Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndot ambientin.

Qëllimi është që të edukohen qytetarët, veçanërisht bujqit që i ndezin kallamishtet, t’u shpjegohet se duke i djegur kallamishtet po dëmtohet dheu dhe njëkohësisht ndotet ambienti jetësor”, tha Stevan Tomovski, raporton zhurnal.

Po ashtu edhe piromanët. Me ndezjen e kallamishteve ka rrezik nga përhapja e zjarreve. Por droni do t’i regjistrojë. “Me anë të dronit do të lokalizohen, njëkohësisht do t’i shohim” tha Stevan Tomovski.

Pas xhirimeve me dron mbi Shkup, pamjet dhe fotografitë si materiale u dorëzohen inspektorëve në që ata të mund të reagojnë në terren, të dorëzojnë  kallëzime dhe t’i ndjekin penalisht ndotësit potencialë.

Nga 18 kontrolle me dron deri më tani është kapur vetëm një ndotës. /db/Abcnews.al