Kryeministri Edi Rama deklaroi se është shumë e rëndësishme që të ketë një sistem të ri për legalizimet.
Gjithashtu gjatë takimit të zhvilluar me kryetarët e bashkive, Rama tha është e rëndësishme që gjithashtu Bashkitë të hapin zyrë juridike për Kadastrën
“Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë juridike për Kadastrën, kjo për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për ato shërbime që kërkojnë aplikime pak më të komplikuara”, tha ai.
Gjithashtu kryeministri theksoi se një tjetër pikë e rëndësishme është ringritja e emergjencave, për të cilën tha se në fokus janë ekipet zjarrfikëseve, të cilët në pikun e sezonit të verës përballen me vështirësi për shkak të zjarreve.
“Do prodhojmë dhe vënë në dispozicion automjete të zjarrfikësve që janë të domosdoshme duke pasur parasysh që fenomeni i zjarreve në pikun e nxehtësisë, po vjen duke u agravuar”, tha ai.
I ndalur te Paketa Maleve, Rama tha se është një projekt shumë i rëndësishëm.
/abcnews.al/

