Rihanna tërheq vëmendjen e të gjithëve gjatë ndarjes së çmimeve të Formula 1

schedule15:32 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:32 - 21 Nëntor, 2023

Fundjavën e kaluar u realizua ndarja e ccmimeve nga gara e madhe e Formula 1 në Las Vegas. Fitues, pas një përballjeje dinamike, doli Max Verstappen nga Holanda.

Në mesin e audiencës që ndoqi garën e makinave ishin Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky. Çifti i zgjedh me shumë kujdes daljet e tyre, ndërsa duket se janë të fokusuar në rritjen e dy djemve, RZA 18 muajsh dhe Riot Rose të porsalindur.

Ylli i popit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me kombinimin e saj tërësisht të zi, i cili përbëhej nga pantallona, një xhaketë Balenciaga e madhe dhe syze dielli futuriste. Menjëherë pas garës, reperi foli para gazetarëve për partneritetin e tij të ri me Puma dhe F1.

Pyetjet, natyrisht, nuk u fokusuan vetëm tek profesionisi i tij dhe ndaj i pyetur se kë e konsideron krijimtarinë më të mirë që ka bërë në bashkëpunim me Rihanna-n, ai iu përgjigj fëmijët.

 “Mendoj se ne punojmë shumë mirë së bashku për të pasur fëmijë. Ky është krijimi ynë më i mirë deri më tani”.