Rifillon pas sherrit mbledhja e Këshillit Politik

schedule12:30 - 13 Maj, 2020

schedule 12:30 - 13 Maj, 2020

Ka rifilluar pas sherrit mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ndërprerja e mbledhjes ka zgjatur për 15 minuta. Gazetari Juxhin Musatafaraj raporton për abcnews.al se ka pasur debate të forta mes përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, me Damian Gjiknurin.

Më herët ditën e sotme u publikuan email-et e Vasilit dhe Bylykbashit për Gjiknurin, ku deklararat e kryeministrit Rama ditën e djeshme opozitarët i cilësonin si “provokime të rënda”.

LEXO EDHE: “Rama provokoi rëndë”: Dalin e-mailet mes Gjiknurit dhe Bylykbashit

Kjo ka qenë edhe arsyeja që palët të përplasen me debate të forta, çka solli edhe ndërprerjen e mbledhjes për 15 minuta. Bylykbashi dhe Vasili janë shprehur se opozita nuk mund të jetë fasadë në këtë tryezë.

Ndërkohë mbledhja që mbahet te Pallati i Kongreseve ka rifilluar, ndërsa pritet të gjendet konsensusi mes palëve për draftet që po shqyrtohen. /abcnews.al