Restoranti shqiptar listohet mes 1000 më të mirëve në botë/ Rrëfehet shefi i kuzhinës: Ika në Angli me kamion, kur u ktheva…

schedule09:10 - 30 Janar, 2025

schedule 09:10 - 30 Janar, 2025

Shefi shqiptar i kuzhinës, Bledar Kola po korr sukses çdo ditë e më shumë. Ai vetëm në dy javë ka fituar dy çmime prestigjoze. Madje, restoranti i tij është listuar mes restoranteve më të mirë të botës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Kola ka treguar historinë e vështirë të jetës së tij, se si ka ikur me kamion në Angli për një jetë më të mirë. Atje ka punuar punë nga më të ndryshëm, deri sa u zhvendos në një nga restorantet më të njohur në Angli, ku klientët kanë qenë nga më të njohurit.

Kola u ndal dhe te momenti kur vendosi të rikthejë në Shqipëri dhe të hapte restorantin e tij.

“Në fakt për mua nuk ka sens me shku në Angli dhe të luajë domino dhe bilardo me shqiptarët. Unë kam qendruar gjithmonë me të huaj për të mësuar sa më shumë, jo për arrogancë.

Kur i thash atyre shokëve që do kthehem në Shqipëri më thanë shokët ti ke luajtur mendsh, sepse ke marrë lekë borxh, ke larë borxhet dhe po merr këtë vendim.

Unë kam vendosur të sjellë pjata të vjetra dhe t’i rikthejë sërish”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!