Reshjet përmbytin nënkalimin, bllokohet lëvizja e mjeteve

schedule11:04 - 7 Korrik, 2018

schedule 11:04 - 7 Korrik, 2018

Vetëm pak minuta reshje të dendura shiu kanë mjaftuar për të përmbytur nënkalimin e superstradës pranë Fushë-Mamurrasit. Kjo ka ndodhur për shkak se janë bllokuar zgavrat që shërbejnë për kullimin e ujërave. Situata pengoi lëvizjen normale të mjeteve.

Disa prej tyre kaluan me vështirësi, kurse shumë makina të tjera janë kthyer mbrapsht. Për afro një orë qarkullimi në superstradën Fushe Krujë–Milot u bllokua./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!