Shqipëria, lidere e transformimit në Europën Juglindore. Indeksi i Bertelsman Stiftung klasifikon Shqipërinë të parën nga gjashtë vendet e rajonit, për transformim politik dhe qeverisje me 7.7 dhe 6.71 pikë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut në vendin e dytë dhe Malin e Zi në vendin tretë.
Sa i përket transformimit ekonomik, Shqipëria rezulton e treta në rajon me 7.1 pikë, më lart qëndrojnë Mali i Zi në vendin e parë 7.5 dhe Maqedonia e Veriut 7.18.
Kosova mban vendin e fundit për transformimin ekonomik, kurse Serbia rezulton më keq në rajon për transformim politik dhe qeverisje.
Raporti është publikuar dhe përshëndetur nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa analiza e indeksit për progresi i Shqipërisë si lidere e rajonit, vjen nga përmbushja e detyrimeve në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Dhe duket se nga klasifikimi, Shqipëria dhe Mali i Zi mbajnë vendin e parë dhe të dytë sipas indeksit, të njëjtat vende të cilat nga Bashkimi Europian cilësohen si front-runner në procesin e negociatave dhe pretendentet më të mundshme për tu anëtarësuar brenda kësaj decade në BE.


