Rekordi i veçantë nën drejtimin e Guardiolës, Ferran Torres parakalon Messin

schedule15:37 - 15 Maj, 2021

schedule 15:37 - 15 Maj, 2021

Manchester City fitoi 2-3 në fushën e Newcastle. Ky ishte suksesi i parë për ekipin e Pep Guardiolës pas shpalljes zyrtarisht kampionë të Anglisë. Ylli i ndeshjes ishte Ferran Torres.

Lojtari spanjoll realizoi një trigolësh, njëri prej të cilëve ishte thjesht fantastik. Talenti iberik ka vendosur një rekord me tre golat e shënuar ndaj “Qymyrxhinjve”.

Opta raporton se Torres është kthyer në lojtarin më të ri që ka shënuar trigolësh brenda një ndeshje me ekipet e Pep Guardiolës: Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester City.

21 vjeç dhe 75 ditë ishte mesfushori ofensiv, i cili ia ka dalë të parakalojë Leo Messin. “Pleshti” ka qenë vetëm 22 vjeç e 200 ditë kur ndëshkoi tre herë Tenerifën në vitin 2010. /abcnews.al