Rusia ka kapur një rekord të ri të të infektuarve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet bëjnë me dije se janë konstatuar 467 vdekje të shkaktuara nga virusi dhe 24 822 infeksione të reja.
Këta janë numrat më të lartë deri më tani të regjistruar në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë.
Me të dhënat e 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve në Rusi arrin në në rreth 2 milion, ndërsa numërohen rreth 35 700 viktima.
Ndërkohë, shifra të larta janë regjistruar edhe në SHBA duke arritur në 192 mijë raste brenda 24 orëve, ndërsa gjatë javës së fundit numri i të infektuarve arriti në 1.1 milion. /abcnews.al



