Reagon Rama për dorëheqjen: Do të zbatojmë kontratën me popullin

schedule18:30 - 19 February, 2019

schedule18:30 - 19 February, 2019

Kryeministri Edi Rama do të zbatojë kontratën me popullin. Është kjo përgjigja që i jep kërkesës së opozitës  për dorëheqjen e tij. Në takimin në Pukë për bashkinë që duam, kryetari i qeverisë u shpreh se lëvizjet e partive në opozitë,  i sheh si ikje nga ballafaqimi me qytetarët e zgjedhësit.

Thirrja ezanit të Hoxhës bëri kryeministrin Rama të heshtë. Pas kësaj vendosi të mos heshtë më për protestën e opozitës dhe vendimin e saj për të djegur mandatet.

“Në një rrugë që është e njohur për të gjithë është një film i parë sa herë afrohen zgjedhjen nisin avazin se nuk fitojnë dot . Ndërtuan një cadër bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet. Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumenta vetëdiskrititues.  Kjo është arsye sa herë ka zgjedhje e nuk fitojnë dot, dalin nga binarët si mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët e zgjedhësit”.

Kërkesës për dorëheqje i përgjigjet me vullnetin e shprehur nga populli.

“Detyra jonë është të zbatojmë kontratën me popullin dhe të imponojmë atë që ka imponuar populli në zgjedhje. Kjo është e gjitha të tjerat janë të thjeshta për t’u kuptuar. Për sa kohë do mendoni se shqiptarët do i bëni për budallenj, do ju lënë ku keni vendin, por edhe më pak. Në ballafaqimin e ardhshëm zgjedhor, populli do i lë aty ku janë po do jenë më pak seë janë sot”.

Për kërpudhën nuk foli edhe pse një banore e Pukës kërkoi të dinte pse I dhembi aq shumë prishja e saj. Sa për dallimin midis mazhorancës dhe opozitës i beson atyre njërëzve që kanë sy për të parë e vesh për të dëgjuar.

“Dallimi mes nesh dhe atyre që sot edhe në opozitë kanë dalë hapur si pengesë për ecurinë e çeljes së negociatave dhe janë kthyer në bojatisë. Ata janë njësoj si dallimi mes Pukës sot dhe Pukës dje. Ata janë pa ide dhe pa vizion. Më e keqja është se edhe në opozitë ata janë përsëri një pengesë e madhe për rrugën tonë të zhvillimit dhe përparimit. Pa asnjë vizion apo program zhvillimi alternativ. Pa asnjë lidership por thjesht bam e bum”.

Më shumë do të investohet premtoi kryeministri Rama në takim për Bashkinë që duam duke konfirmuar rikandidimin e kryetarit aktual Gjon Gjonaj. Vetëm një premtim nuk mund t’ia bëjë kryeministri Rama banorëve të Pukës.

Zonja: Zahon do ta bëjmë dhëndër Pukë se t’i na do dhe na respekton.

Rama: Po të isha si politikanët e tjerë do thoja patjetër, por unë nuk jam si politikanët e tjerë dhe këtë nuk ta premtoj dot. Shaka, shaka por këtë nuk e premtoj dot./abcnews.al