Reagon PD: Qëndrimet e Edi Ramës për sjelljen e policisë janë skandaloze

schedule16:11 - 2 Qershor, 2018

schedule 16:11 - 2 Qershor, 2018

Të papërgjeshme dhe skandaloze i konsideron Partia Demokratike qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj sjelljes së policisë në Elbasan. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho ka kërkuar që të merret seriozisht cdo shqetësim publik i cdo qytetari. I vetmi rast që shqetëson kreun e qeverisë sipas Partisë Demokratike është kur i preken kriminelët e tij të dashur, nga Rroshi te Tahiri te Xhafaj.

Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë paralajmëron Edmond Spaho sipas të cilit opozita dhe shqiptarët do të hapin së shpejti një kapitull të ri që e con vendin tonë drej Bashkimit Evropian. /abcnews.al