Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Rasti “Thaçi 2” në Hagë/ Dëshmitarja e mbrojtjes: Prokurori më ushtroi presion

schedule17:10 - 12 Maj, 2026

schedule 17:10 - 12 Maj, 2026

Ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser ka deklaruar se prokurori special, Joshua Hafetz gjatë marrjes në pyetje gjatë ditës së djeshme ka ushtruar trysni dhe presion ndaj saj për të pranuar se instrumentet e Inteligjencës Artificiale kanë qenë thelbësore për vlerësimet e saj.

Ajo i bëri këto komente pas insistimit të prokurorit special për të ditur më shumë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale nga ekspertja e cila po dëshmon në gjykimin kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëshmitarja deklaroi se instrumentet e Inteligjencës Artificiale nuk kanë qenë bazë për përfundimet e saj, por thjesht ilustrime që e kanë ndihmuar atë.



Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!