Ramadani: Vllaznia na motivoi me deklarata, tani dimë si të luajmë

schedule19:01 - 21 Janar, 2022

schedule 19:01 - 21 Janar, 2022

Zekirija Ramadani, pas barazimit të Egnatias me Vllazninë, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Ishte shumë e rëndë, pas rastit të shpërdoruar nga Jackson, prisnim se kur do të na ndëshkonte kundërshtari, pasi në futboll është ligji i pashkruar, po nuk shënove do të pësosh. Jackson humbi një rast flagrant ballë për ballë me portierin. Unë e përkrah maksimalisht për paraqitjen e tij.

Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur e lëmë kundërshtarin të luajë. Duhet të mos dalim nga stili i lojës”.

“Rikthimet e futbollistëve janë një përforcim më vete. Duhet të veçoj paraqitjen e Michael (Agbekpornu). Ka bërë një punë të shkëlqyer. Motivi qe i kompletuar. Në çdo takim dëshira ekziston. Patëm përkrahje dhe mbështetje ndaj secilit, u munduam të mbulojmë gabimet e njëri-tjetrit. Kjo gjë na dalloi nga ndeshjet e tjera”.

“Afrimet? Jemi në bisedime me 2 futbollistë, ndoshta dhe i treti mund të na bashkëngjitet. Nesër do të marrim përgjigje. Nuk e kemi mbyllur merkaton. Kemi nevojë për 2-3 futbollistë që të rrisim konkurrencën. Sot mungonte, Telushi, Eller dhe Imeri.

Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur 4-5 mungesa. Shpresoj që edhe Pedro ta marrë veten. Dita ditës edhe ai do të rikthehet. Do të jenë 2 përforcime të mira. Brenda javës shpresoj të mbyllim merkaton po erdhën prurjet e reja”.

“Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, tha Ramadani. / abcnews.al