Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” ka sqaruar fashën orare dhe lëvizjet që do të bëhen për furnizimin e mallrave ushqimore. Gjithashtu ai shprehu falenderime për të gjithë prodhuesit, transportuesit dhe furnizuesit e mallrave ushqimore.
“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore:
Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut!
Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore!
Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore”, shkruan Rama.


