Rama shoqëron në shkollë Aurelin dhe Alesion, “i tërheq veshin” Rakip Sulit

schedule08:23 - 16 December, 2019

schedule08:23 - 16 December, 2019

Kryeministri Edi Rama ka dërguar sot në shkollë, Aurelin dhe Alesion, dy vogëlushët që u hodhën nga kati i 3-të dhe 5-të për t’i shpëtuar tërmetit tragjik në Thumanë.

Kreu i qeverisë ua premtoi më herët dy vogëlushëve se do i dërgonte ai në ditën e parë të shkollës, në Kamëz ku edhe janë zhvendosur.

Rama i shoqëroi dy djemtë në klasat e tyre përkatesë ne shkollën “Ahmet Zogu’ në Kamëz.

Ndërkohë, teksa futeshin në shkollë, kryeministri nuk hezitoi t’i tërhiqte vëmendjen edhe kryebashkiakut  të Kamzës Rakip Suli, për një gropë përpara shkollës.

“Ç’është kjo gropë para shkollës Rakip?”, i tha Rama krybashkiakut, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Ka lënë shumë gropa ai”, duke iu referuar ish kryebashkiakut të djathtë Xhelal Mziut.

“Nesër gropa e mbyllur Rakip, lëre atë, iku ai”, tha Rama./abcnews.al