Rama reagon për Bashën në FB “Unë dua të vërtetën, ti karrigen”

schedule17:05 - 21 Tetor, 2017

schedule 17:05 - 21 Tetor, 2017

Pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha sipas të cilit kryeministri Edi Rama po mbron ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe po i bën gjyq drejtësisë ka reaguar shefi i qeverise. Në një koment në facebook Rama shkruan; “LB bërtit po mos harro: Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE” . Postimin e tij kryeminsitri e mbyll me simbolin e Partise Demokratike, dy gishtat.