Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nga Cërriku: Deri në fund të dekadës, njehsim të programeve të studimit me universitete në Vjenë

schedule19:09 - 12 Maj, 2026

schedule 19:09 - 12 Maj, 2026

Kryeministri Rama ndodhet në Cërrik, në një vizitë në fermën eksperimentale të shkollës profesionale “Mihal Shahini”, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore.

Rama theksoi rëndësinë e fokusit te inovacioni, eksperimentet në bujqësi dhe avancimi i arsimit, duke përmendur synimin për njehsimin e programeve me institucionet e Vjenës dhe diplomat e barasvlefshme me ato të BOKU-t. Ai shtoi se interesimi në rritje i të rinjve për t’u bërë pjesë e UBT-së dëshmon kërkesën e madhe për arsim cilësor dhe mundësi zhvillimi profesional.

“Ky vend është një pasqyrë shembullore e asaj që mund të bëjë mendja e njeriut kur gjendet në situatën që të krijojë rrugë të reja dhe shtigje për të mbijetuar në rrugë të pafavorshme. Ajo që na ka munguar për një kohë të gjatë ka qenë fokusi te inovacioni dhe eksperiencat më të mira.



Është zemra e një ferme eksperimentale; këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme, ndërkohë që në anën tjetër janë edhe bagëtitë. Deri në fund të dekadës do të kemi një njehsim të programeve me Vjenën dhe dekadën e ardhshme do të mund të marrim diploma të barasvlefshme me ato të BOKU-t të Vjenës. Shifrat e interesimit për t’u bërë pjesë e UBT-së janë rritur dhe kjo vjen si rezultat i faktit që vajzat dhe djemtë, kur shohin një mundësi për t’u edukuar dhe për të marrë dije cilësore, nuk e lënë atë mundësi.”  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!