Rama në SHBA, takohet me përfaqësues të industrisë automotive: Mundësi bashkëpunimi

schedule18:34 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 18:34 - 4 Dhjetor, 2021

Detroit, Miçigan – Kryeministri Edi Rama ndodhet në mjediset e organizatës “Automation Alley” në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Së fundmi Rama ka postuar pamjet gjatë kësaj vizite ku ka njoftuar se me këtë kompani të industrisë automative ka biseduar për një bashkëpunim të mundshëm mes kompanive amerikane dhe Shqipërisë.

Sipas Ramës një grupi i “Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë mundësinë e bashkëpunimit dhe mundësinë që do të krijojë nisma “Bllkani i Hapur”

“Sot u mikprita nga një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive automatike amerikane, folëm për oportunitet që ofron Shqipëria dhe gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe ramë dakord një mision të tyre për të parë nga afër dhe për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhë me Ballkanin e Hapur, për një treg më të mirë dhe më të hapur dhe për një pozicion më të favorshëm për investimet e huaja”, tha Rama.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i organizatës, ku vlerësoi mes të tjerëve edhe miqësinë mes 2 vendeve, duke konfirmuar se kjo do të përkthehet edhe në investime me përfitim dy palësh.
“E kam vizituar Shqipërinë, shqiptarët janë të mrekullishëm, jemi me fat që kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtor, disa prej të cilëve i takuam më herët sot, duam që ta di Shqipëria që ne e vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime midis dy vendeve, ne do të punojmë për organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar”, tha përfaqësuesi i “Automation Alley”.

/abcnews.al/