Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Berati, ku vizitorë nga vende të ndryshme po vizitojnë qytetin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se turistët po shijojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit të një mbi një dritareve.
“Mirëmëngjes dhe nga Berati, ku turistë nga vende të ndryshme po shijojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit të një mbi një dritareve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al


