Duket se për testin final, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, shumica e shqiptarëve janë optimistë.
Pyetjes “A mendoni se do të futet Shqipëria në BE më 2030?” të anketuarit në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve”, në ABC News janë përgjigjur; 53.5% thonë “po”, 34% thonë “jo”, ndërsa 13% janë të pavendosur.
Lajmet e mira për integrimin e Shqipërisë në BE kanë rritur PS javën e fundit në 45%.

KAMPIONI: 1223 banorë të rritur të Shqipërisë
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.8%.
/abcnews.al/


