Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike.
Shiqer Aliaj u vu në pranga në zonën e ish-fushës së aviacionit pranë shkollës “Dhora Leka” pasi uniformat blu kishin rënë në gjurmët e 53-vjeçarit pas një hetimi të mirëorganizuar me metoda special hetimi.
Shiqer Aliajt gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjetën nga policia 2 pako me nga 1 mijë fara kanabisi secila.
Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”


